Pas një sherri të ndodhur mes lojtareve të ekipit të basketbollit “Përmeti” dhe “Flamurtari” ditën e djeshme, policia ka arrestuar shtetasin Adrian Çobo, 46-vjeç, banues në Përmet.

I arrestuari është babai i njërës prej basketbollisteve të ekipit të Përmetit. Arrestimi flagrant u bë pasi Çobo kundërshtoi forcat e policisë pas ndeshjes së basketbollit për femra mes ekipeve “Përmeti” e “Flamurtari”, hyri në korridor dhe goditi e lëndoi 2 nga lojtarët e “Flamurtarit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin Ardian Çobo, 46 vjeç, banues në Përmet.Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 15:00 të datës 04.03.2018, ne Përmet, pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit për femra mes ekipeve “Përmeti” e “Flamurtari”, disa nga lojtaret e të dy ekipeve kanë debatuar në korridorin e dhomave të zhveshjes.

Shtetasi i arrestuar, babai i njerës prej basketbollisteve të ekipit të Përmetit duke kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë ka hyre në korridor dhe ka goditur e lenduar 2 nga lojtaret e “Flamurtarit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Artikulli paraprakKOMISIONI HETIMOR PËR “TAHIRIN”, PD CAKTON KATËR ANËTARË
Artikulli tjetërMANASTIRLIU:MBI 4500 RASTE DHUNE NË FAMILJE JANË RAPORTUAR PËR 2017