Në mes të shoferëve të dy makinave dhe shoqëruesit të njërit nga shoferët që po ngisnin automjetet e tyre në autostradën A2 në Kantonin Tiçino, në drejtim të jugut ka shpërthyer një zënkë që ka përfunduar me gjakderdhje.

Kjo ka ndodhur rreth orës 21 të ditës së premte në Gorduno, shkruan polizeiticker.ch. Shoferi i një makine të regjistruar në Tiçino, një shtetas 32 vjeçar i Kosovës me banim në Lugano ka sulmuar me një mjet të mprehtë (armë të ftohtë) një 34 vjeçar dhe një tjetër 41 vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë, me banim në Itali, transmeton albinfo.ch. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i sherrit që ka plasur mes tyre. Ndonëse dy të sulmuarit kanë pësuar lëndime të rënda, ata nuk janë në rrezik për jetën. Në makinën e sulmuesit kanë qenë edhe një 20 vjeçar dhe një 47 vjeçar, të dy kosovarë me qëndrim në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa në makinën tjetër, tre persona, një 27 vjeçar, një 20 vjeçar dhe një 23 vjeçar, të gjithë banorë të Italisë. Policia ka arrestuar sulmuesin ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.

Artikulli paraprakI RIU MALAZEZ AKUZON SHQIPTARIN: MË PËRDHUNOI PËR 5 MUAJ NË NJË SHTËPI NË GJAKOVË
Artikulli tjetërKOPLIK, BURRI VRET GRUAN ME SËPATË