Një sherr me thikë ka ndodhur në një lokal në qytetin e Shkodrës, mbrëmjen e djeshme. Gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve. Si pasojë ka mbetur i plagosur 20 vjeçari Emanuel Gjergj Gjergjndreaj.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës.

Sipas informacioneve 20 vjeçari ka marrë disa plagë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes.