Sherri për pronat ka degjeneruar në dhunë fizike mes dy vëllezërve në fshatin Vasjar të Memaliajt.

Sipas policisë Robert Beta 55 vjeç ka plagosur me sende të forta vëllain e tij. Policia sqaron se “ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:30, në banesën e tyre në fshatin Vasjar, për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllain e tij shtetasin I.B, 58 vjeç , duke i shkaktuar dëmtime të rënda anë kokë dhe në trup.” Shtetasi I.B ndodhet në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTËRMET 6.5 BALLË NË INDONEZI, DERI TANI 25 PERSONA TË VDEKUR
Artikulli tjetërVLORË, E NDJEK POLICIA, SHOFERI BRAKTIS MAKINËN ME 215 KG DROGË