Një person mbeti i plagosur pas një sherri mes tre shtetasve në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 9 të paradites të së enjtes në bllokun e banimit “11 Janari” të lagjes “Besëlidhja”, ndërsa në konflikt janë përfshirë pronari i një biznesi me dy shtetas të tjerë. Këta të fundit kishin parkuar automjetin pranë biznesit dhe pronari u ka kërkuar ta largonin, duke sjellë debat dhe përplasje fizike mes tyre.Për pasojë mbeti i dëmtuar pronari i biznesit, i cili u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë, policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, shoqëroi në komisariat dy personat e tjerë të përfshirë në konflikt, të cilët po merren në pyetje rreth ngjarjes dhe po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të saj.Vendparkingjet e kufizuara janë kthyer në problem në Lezhë, për shkak edhe të punimeve infrastrukturore që po realizohen në qytet, duke u kthyer shpeshherë në burim konflikti mes drejtuesve të automjeteve.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI GJATË 24 ORËVE
Artikulli tjetërQËNDRUESHMËRIA, SFIDA E TURIZMIT NË VENDIN TONË