Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin Ernolt Cani, 34 vjeç, nga Peshkopia, me detyrë Zv/Kryetar i Bashkisë Dibër, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim”, gjithashtu u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B.

Arrestimi i Canit u bë pasi sot rreth orës 09:05, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.(B). B, kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës katër punonjës të Bashkisë së Dibrës. Të plagosur pas sherrit kanë mbetur: Drini Mataj, 30 vjeç, me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore në bashki, E.D, 33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në bashkinë dhe L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjeksore në spitalin e Peshkopisë kanë dalë nga spitali. Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në bashki, i cili vijon trajtimin mjeksor në spitalin e Peshkopisë. Sherrin i sotëm në bashkinë e Dibrës, ku u përfshinë 12 punonjës, nisi për shkak të emërimit të Drejtorit të Burimeve Njerëzore, i cili sipas PDIU, është sjellë nga jugu për të shkarkuar nga puna të punësuarit, mbështetës të kësaj force politike. Report Tv kontaktoi me Muharrem Ramën, i cili u shoqërua në polici për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Kryebashkiaku Rama shprehet se në sherr u përfshinë 20-30 persona, 4 prej të cilëve thotë se e goditën, ndërsa akuzon se gjithçka e organizoi n/ kryetari nga PDIU. “Ishin 20-30 persona dhe 4 prej tyre më dhunuan me sende të forta. Disa ishin persona nga jashtë të organizuar nga n/kryetari i bashkisë nga PDIU” deklaroi ai në Report Tv. Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA E DETIT ME GREQINË META:DO VEPROJ SIPAS KUSHTETUTËS
Artikulli tjetërARRESTOHET NJË GREK DHE NJË SHQIPTAR, FUTËN NË GREQI TË 75 KG KANABIS