Në mbledhjen e fundit, anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë miratuar projektvendimin për ndryshimin e emërtimit të sheshit Rus I Vogël në sheshi “Dom Simon Jubani” dhe sheshin Rus I Madh në sheshin “Hafiz Sabri Koçi”.

Arbis Vjerdha, këshilltari I cili propozoi këtë vendim, pavarësisht miratimit për ndryshimin e emërtimit të shesheve u shpreh I indinjuar që bashkia Shkodër ka zgjatur porcedurat për disa kohë duke kërkuar dokumentacione të panevojshme.

Ndërkohë për çudinë e të gjithëve, një nga këshilltarët e Partisë Socialiste Oltion Luli ishte kundër këaj iniciative.

Miratimin e këtij projektvendimi I ka përshëndetur edhe myftiu I Shkodrës imam Muhamed Sytari I cili përmes një postimi në “Facebook” u shpreh:

“Nderimi i këtyre dy burrave të shquar të Shkodrës, në këtë atmosferë të 30 vjetorit të rihapjes së kishave dhe xhamive tona, është pa dyshim një mirënjohje e madhe për të gjithë të rinjtë dhe qytetarët shkodranë, që 30 vite më parë, u bënë pishtarë të rizgjimit dhe rimëkëmbjes së madhe të kombit”

Artikulli paraprakMREKULLI NËN RRËNOJA! SHPËTOHET NËNA DHE 4 FËMIJËT QË KISHIN NGECUR NË APARTAMENTIN E SHEMBUR
Artikulli tjetërSHKODËR, KËSHILLI BASHKIAK MIRATON 7 NGA 12 PIKAT