Qytetaret Shkodrane kane tashme një shetitore me shume për te kaluar momentet e pushimit duke ndjere erën e freskët qe ofron liqeni .Investimi i rrugës se Shirokës tashme ne përfundim te saj ka bere qe kjo zone te ketë pamje tjetër duke u frekuentuar nga dhjetëra qytetare te cilët i japin nje gjallerim kesaj perle natyrore. Si ne çdo pjese te qytetit edhe këtu ecjet tradicionale gjate natës janë kthyer nje ritual i përditshëm.

Por nëse pedonalja e Shirokës ka filluar te frekuentohet edhe gjate natës ,ndryshe është situate ne shëtitoren e Molos.Pedonalja prane urës se bunes vazhdon te jete ne blackout-. Edhe pse frekuentimi gjate këtij sezoni veror ka qene i larte për shëtitjet e pasdites, askush nga instancat vendore nuk jane kujtuar te vene dore tek ndriçuesit pranë kesaj shëtitoreje.Vetëm 3 shtylla funksionojnë me ndriçim te plote ndërsa ne pjesën me te madhe mbizotëron vetëm errësira.Akoma ska pasur asnjë reagim nga ana e bashkisë Shkodër për mungesën e ndriçimit edhe pse ky handikap sbeh tere investimin e realizuar ne ketë zone.

Artikulli paraprakKRAJA: STERILIZIMI JO PËRFUNDIMTARE PËR QENTË ENDACAK
Artikulli tjetërTOPALLI KËRKON NË FB “ZGJIMIN” E OPOZITËS