Një ndër zonat më të mura në vitet e fundit në Shkodër është edhe shëtitorja e Shirokës, e cila është ndërtuar vetëm pak vite më parë. Një numër i konsiderueshëm personash nga qyteti i Shkrodrës preferojnë të kalojnë momente relaksi në këtë zonë. Megjithatë, me kalimin e viteve, edhe kjo zonë, si shumë të tjera në Shkodër, ka rënë pre e vandalizmave të vazhdueshme, duke i prishur jo pak imazhdin e këtij vendi.

Parmakët anësor, të cilët i gjejmë në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge, deri në Shirokë, në jo pak raste kanë janë dëmtuar, duke dhënë kështu një imazh aspak dinjitoz për këtë vend. Në javët e fundit kanë rënë pre e vandalizmit nga njerëz aspak të përgjegjshëm, të cilët po shkatërrojnë një tjetër investim të kryer në Shkodër.

Zona e Shirokës është një ndër më të vizituarat edhe fal afërsisë më qytetin e Shkodrës. Investimi i kryer pak vitë më parë në këtë rrugë me një gjatësi prej rreth pesë kilometrash u bë i mundur nga fondet IPA të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Shqiptare. Kjo rrugë ka lehtësuar ndjeshëm udhëtimin drejt zonës turistike të Shirokës. Përderisa dëmtimi i saj është një aspekt tejet negative, i cili nuk is hërben imazhit dhe aq më tepër turizmit në këtë zonë.