Pas premierës në Lezhë, shfaqja artistike “Salambo lexon gazetën” u ngjit edhe në skenën e Qendrës Rinore “Arka” në Shkodër. Poema për skenë e autores Elsa Demo, e interpretuar nga aktorja Julinda Emiri dhe me regji të Vladimir Dodës, solli para publikut një rrëfim të ndërtuar mbi jetën e Salambos, një gruaje që jeton në margjinat e shoqërisë.

Përmes një rrëfimi në rend të kundërt kronologjik, personazhi ndërthur kujtimet personale me imagjinaren kolektive, duke ngritur pyetje mbi identitetin, trupin, dhunën dhe lirinë e gruas. Shfaqja synon të nxisë reflektim dhe debat mbi sfidat që gratë vazhdojnë të përballen në shoqërinë e sotme.

Pas prezantimit në Lezhë dhe Shkodër, “Salambo lexon gazetën” do të vijojë turneun artistik edhe në qytete të tjera të vendit, me synimin për të sjellë për publikun një vepër që e përdor teatrin si një mjet reflektimi dhe ndërgjegjësimi mbi çështje të rëndësishme shoqërore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFERMERI QË PËRPUNON ARRËN
Artikulli tjetërKONTROLLE PËR NDOTJEN AKUSTIKE NË VELIPOJË, NDËSHKOHET NJË LOKAL ME 200 MIJË LEKË GJOBË