Teatri “Migjeni” në një rrugëtim ndërkombëtar suksesi!
Teatri “Migjeni” po përfaqëson me dinjitet artin shkodran në skenat ndërkombëtare.
Më 1 nëntor 2025, shfaqja “Vizita” mori pjesë në Lenghis Festival në Gorizia, Itali, duke marrë vlerësime të larta dhe duartrokitje të ngrohta nga publiku.
Ky është vetëm fillimi i një turi artistik në Itali, që do ta çojë trupën e “Migjenit” në disa prej teatrove më prestigjiozë:
2 dhjetor – Teatro Puccini, Firenze
5 dhjetor – Teatro Trianon, Napoli
7 dhjetor – Teatro Massimo, Cagliari
9 dhjetor – Teatro Eliseo, Nuoro
11 dhjetor – Teatro La Ribalta – Kunst der Vielfalt, Bolzano
Përgëzime të veçanta për kastën dhe gjithë trupën e aktorëve që me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm po e bëjnë artin shkodran të shkëlqejë përtej kufijve.
Pas këtij rrugëtimi të bukur, “Vizita” do të rikthehet në skenën e Teatrit “Migjeni”, për publikun shkodran që mbetet gjithmonë frymëzimi dhe zemra e çdo suksesi artistik.
Për Bashkinë Shkodër, mbështetja e artit, artistëve dhe cilësisë kulturore mbetet një nga prioritetet kryesore në zhvillimin e qytetit

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAMBASADORI I BE-SË NË KOSOVË: SHPRESOJMË TË KETË SHPEJT NJË QEVERI PËR TË…
Artikulli tjetërBISEDË ME GAZETAREN EMI KALAJA NË “STUDIO E HAPUR”