PSG kërkon të krijojë këtë vit një ‘Dream Team’. Dita e djeshme ka qenë një festë në Paris me ardhjen e Messit e cila tashmë konsiderohet si transferimi i shekullit.

Ndërkohë PSG duket se nuk ndalet me kaq dhe kërkon sërish të bëjë transferime, kësaj radhe në mesfushë.

Nga mediat e huaja raportohet se një ofertë 50 milionë euro i është bërë Rennesit për 18-vjeçarin Eduardo Camavinga.

Francezit i përfundon kontrata verën e ardhshme, por për sheikët e PSG rëndësi ka nëse pranon lojtari, sepse tashmë ‘thesi’ është i hapur.

Artikulli paraprakGJERMANI, INFERMIERJA DYSHOHET SE IU DHA NJERËZVE UJË ME KRIPË NË VEND TË VAKSINËS
Artikulli tjetërZVOGËLOHEN KREDITË E KËQIJA, SHËNOJNË NIVELIN MË TË ULËT QË NGA VITI 2008