Shfrytëzimi i pasurive natyrore dhe nëntokësore në territorin e Mirditës po kthehet në një shqetësim serioz komunitetin. Sipas tyre, aktivitetet minerare dhe koncesionet e shumta po shkaktojnë dëme të mëdha mjedisore dhe sociale, duke ndikuar drejtpërdrejt në shpopullimin masiv të kësaj bashkie gjate dy dekadave te fundit.Problematika u ngrit gjatë një takimi të përbashkët me përfaqësues të organizatave mjedisore, ku u theksua se, ndonëse Mirdita është e pasur me burime natyrore, këto pasuri nuk janë përkthyer në përfitime për komunitetin lokal.
Pwrfaqesusit e organizatave mjedisore u shprehen se eshte domosdoshmeri bashkepunimi i te gjithe aktoreve per te te ndikuar ne vendimarrje, si nje menyre per te mbrojtur pasurite e Mirdites.
Sipas të dhënave të censusit të fundit, Bashkia Mirditë numëron rreth 13 mijë banorë, një shifër që tregon qartë një tendencë shqetësuese të shpopullimit, veçanërisht në fshatrat e kesaj zone.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBAHÇALLEK,DREJT PËRFUNDIMIT SHTRIMI I ASFTALTIT
Artikulli tjetërKAMPIONATI KOMBËTAR I PING PONGUT NË LEZHË