Dita nis me vranësira të dendura dhe shira të izoluar në zonat veriore dhe qëndrore. Por pasditja dhe mbëmja sjellin shira të pakët dhe në zonat jugore. Parashikohet që vetëm nata të sjelli përmirësim të kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa; Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në Europën Jugperëndimore dhe Lindore duke diktuar vranësira dhe rrebeshe shiu. Po ashtu me vranësira dhe shira do paraqitet dhe Ballkani Perëndimore. Ndersa nën dominimin e motit kthjellët paraqiten Europa Veriore dhe Qëndrore.

Artikulli paraprakNEVADA MUND TË VENDOSË PËR PRESIDENTIN E RI AMERIKAN, POR ÇFARË NDODHI ATJE NË ZGJEDHJET E VITIT 2016?
Artikulli tjetërTWITTERI PEZULLON LLOGARI TË RREME QË SHPALLNIN FITUESIN NË NJË SHTET