Vranësira të dendura dhe shira afatshkurtër e të pakët dominojnë orët e para të ditës në vendin tonë, ku me të dukshme reshjet do jenë në gjysmën lindore.

Edhe pse herë pas herë do kemi intervale me kthjellime reshjet mbeten prezente deri pak pas mesditës kur moti kthjellohet fillimisht në ultësirën perëndimore dhe me pas gjatë mbrëmjes moti i kthjellët do të dominojnë në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por rënie të lehtë sjellin orët e drekës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 25°C. Era do fryjë e mesatare në tokë por e fortë ne det me shpejtësi 60-65 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa: Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu dominojnë dy ekstremet e kontinentit Europian Veri dhe Jug, ku herë pas herë do të ketë stuhi ere. Ndërsa Gadishulli Iberik, Brigjet Greke dhe Europa Qëndrore vijojnë me kthjellime dhe do kenë rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Artikulli paraprakBERISHA “NON GRATA” NGA SHBA, REAGON BASHA: KEQARDHJE PËR VENDIMIN! BËJ THIRRJE PËR TRANSPARENCË TË PLOTË MBI ÇDO FAKT E DOKUMENT
Artikulli tjetërSOT MBLIDHET KUVENDI, ZBARDHET RENDI I DITËS, NJË PREJ ÇËSHTJEVE RATIFIKIMI I TRAKTATIT TË EKSTRADIMIT ME SHBA