5 raste të reja janë diagnostikuar me HIV/AIDS në qarkun e Shkodrës vetëm gjatë këtij viti, ndërsa numri total i të prekurve është 46.

Specialistët japin alarmin për rritjen e vazhdueshme të të prekurve, ndërsa në sheshin para bashkisë Shkodër u zhvillua edhe një aktivitet sensibilizues kundër kësaj sëmundjeje. 46 persona kanë rezulotuar të prekur me sëmundjen HIV/AIDS vetëm në qarkun e shkodrës, ku 5 prej tyre janë raste të reja të shfaqura gjatë këtij viti. Në të gjithë vendin, numri i të prekurve është 984, nga të cilët 102 janë raste të reja… Kjo deklaratë u bë gjatë aktivitetit sensibilizues të zhvilluar në sheshin para bashkisë Shkodër në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër sëmundjes HIV/AIDS. Specialistët kanë dhënë alarmin për shmangien e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, pasi kjo është arsyeja kryesore e transmetimit të këtij virusi. Vetëm gjatë këtij viti, në vendin tonë janë raportuar 185 raste vdekjesh nga shkaqe të lidhura me këtë sëmundje.

Artikulli paraprakMJEKËT PROTESTË: TË NDRYSHOHET NENI 96 I KODIT PENAL
Artikulli tjetërURDHRI I INFERMIERIT, 6 PIKË-KREDITE PËR STAFIN E SHKODRËS“BRENDA 4 VITESH NEVOJITEN 40 PIKË-KREIDTE”.