
Shifrat e rasteve me koronavirus në Greqi mbeten ende të larta.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4696 të prekur.
Numri më i lartë është regjistruar në Atikë me 897 raste, ndjekur nga Athina me 277 të prekur, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi ka arritur në 739, 448, prej të cilëve 50,8% janë burra.
Autoritetet shëndetësore njoftuan gjithashtu se 38 pacientë humbën jetën. Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë raportuar 15, 894 vdekje.


