
Aksidentet rrugore vijojnë të jenë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në moshat e reja. Sipas të dhënave të INSTAT në janar-maj 2018 humbën jetën në aksidentet rrugore 78 persona shumica të rinj.
Specifikisht në maj 2018 numërohen 155 aksidente rrugore nga 176 aksidente të ndodhur në Maj 2017, duke ulur me 11,9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Maj 2018, numri i të aksidentuarve është 198 persona nga 240 që ishte një vit më parë, duke u ulur 17,5 %.Ndërsa numri i të aksidentuarve në pesëmujorin e parë 2018, është 849 duke ulur 11,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në pesëmujorin e parë 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 78 nga 93 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
INSTAT raporton se, në maj 2018, aksidentet rrugore, në 81,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zëne 26,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 22,6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë..Fokusimi i politikës së qeverisëse për të rritjen e sigurisë rrugore me qëllim uljen e aksidenteve në rrugë me 40% (viti referencë 2009) deri më 2020, duket se nuk po funksionon.


