Që nga nisja e pandemisë së COVID-19, numri total i rasteve pozitive është 60.500. Në një përmbledhje të shifrave, IKSHPK ka bërë me dije se 1.503 persona kanë ndërruar jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.621 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.376.

“Duke pasur parasysh shfaqjen e rasteve te reja me variantin e ri të virusit SARS CoV-2 në Kosovë dhe vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin,

menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, thuhet në njoftim.