217 të infektuar me koronavirus, 9 humbje jete në 24 orët e fundit. Sipas ministrise se Shendetesise jane sheruar 202 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Artikulli paraprakSHTETI FQINJ SHËNON MBI 3 MIJË TË PREKUR DHE 43 VIKTIMA ME COVID NË 24 ORË
Artikulli tjetërSORECA I JEP 5 “POROSI” MINISTRES SË RE TË FINANCAVE