Prej vitit 2010 e deri tani 159 gra dhe vajza humbën jetën si pasojë e vrasjeve. Vetëm për vitin 2023 rezultojnë 12 gra dhe vajza të vrara, ku 10 prej tyre brenda marrëdhënieve në familje dhe 2 nga persona të tjerë, ndërsa 5 raste mbetën në tentativë.
“Fatkeqësisht vrasja e grave dhe vajzave është forma më ekstreme e dhunës. Vetëm për vitin 2023 rezultojnë 12 gra dhe vajza të vrara, ku 10 prej tyre brenda marrëdhënieve në familje dhe 2 nga persona të tjerë, ndërsa 5 raste mbetën në tentativë. Ndryshimi në thelb do vije kur ne të edukojmë djem dhe vajza”, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.
“Më lini të uroj të gjitha gratë dhe vajzat. Gëzuar 8 marsi. 8 marsi duhet të jetë një ditë proteste dhe një ditë ndërgjegjësimi. Jemi në kushtet ku mendoj se ky duhet të jetë një debat i përditshëm duke ju referuar shifrave. Po ndaj shqetësimin se kemi një fenomen feminicidi shqetësues. Gjatë 2023 kemi 12 jetë grash dhe vajzash të humbura. Mendoj se policia e shtetit kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Prokurorinë e Përgjithshme por na duhet të kalojmë në një nivel tjetër reagimi ndaj të gjitha rasteve. Një protokoll i ri i marrëdhënies me viktimën e dhunës. Mos harroni se pjesa më e madhe e grave dhe vajzave që janë objekt i dhunës, kanë problem stigmën”, ministri Balla.