Oferta turistike e Lezhës, u prezantua në Prishtinë. Sezoni turistik u çel në sheshin kryesor të kryeqytetit Kosovar, shtet nga i cili janë mbi 65% e pushuesve në bregdetin e Lezhës.
Në eventin promovues “Shije Lezhe”, u prezantua gjithçka ofron ky rajon, duke nisur nga bukurite natyre, historia, kultura dhe gastronomia, ndërsa të pranishem ishin autoritete lokale dhe qëndrore të të dy vendeve, të cilët ju benë thirrje shqiptareve të Kosoves por jo vetem, që të zgjedhin bregdetin e Lezhës per pushime verore.
Lezha dhe Shqipëria në teresi i përmbush në maksimum pritshmeritë e tyre, ndaj do të vijojnë të jenë besnik të këtij bregdeti thonë bashkëkombasit kosovar.
Aktiviteti “Shije Lezhe” zgjati rreth 3 ore, duke tërhequr vemendjen e dhjetra qytetareve kosovar të cilet u njohen nga afer me gjithçka ofron ky rajon.Nderkohe pjese e panairit ishte dhe Hotel Twin-Tower ne Shengjin, nje nga destinacionet me te pelqyera nga turistet vendas dhe te huaj, te cilet e zgjedhin per pushime.