VIJON VJEDHJA E TRASEVE NË QARKUN E SHKODRËS. Vjedhja per skrap e shinave te trenit vijon te jete prezent ne territorin e Qarkut te Shkodres, por kesaj radhe, grabitësit kane rene ne prangat e policisë se Shkodres.

Sipas te dhënave qe vijnë nga blutë e Shkodrës behet me dije se është bere arrestimi ne flagrance per 3 shtetas dy prej te cileve 16 vjecar banues ne Shkoder dhe nje 41 vjecar banues ne qytetin e Elbasanit. Sipas bluve te Shkodrës behet me dije se nga sherbimet e patrullës së përgjithshme, pikërisht në fshatin Demiraj,  janë kapur në flagrancë duke vjedhur bulonat e shinave të trenit. Ky nuk eshte rasti i pare, ku trasete e shinave te trenit dhe pjeset metalike te tyre bien pre e grabitesve, nje fenomen qe i ka fillesat qe ne vitin 2010-te, ku pavaresisht takimeve te shpreshta te drejtuesve te policisë me drejtues te hekurudhës situata vijon te ngelet e njejte, drejt nje transporti hekurudhor i cili po dëmtohet cdo dite.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/pvLjI0-MqwE?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]