Moti – E martë, 9 Mars 2021

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të vranët dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në veri gjatë paradites ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pas mesditës vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira edhe në zonat qëndrore. Gjatë natës reshjet përfshijnë thuajse gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite me shpejtesi 45km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti – E martë, 9 Mars 2021

Qëndra dhe Lindja e Kontinetit do të paraqiten me kthjellime. Ndersa masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë Rajonin e Mesdheut, do të diktojnë vranësira, reshje shiu në pjesën më të madhe por reshje dëbore do ketë pjesërisht në vendet e Ballkanit. Po ashtu me reshje shiu e dëbore mbetet Europa Veriore.

Artikulli paraprakSHKODËR, PD ZYRTARIZON LISTAT E KANDIDATEVE PËR DEPUTET
Artikulli tjetërKY FSHAT NË ITALI OFRON AKOMODIM FALAS PËR TURISTËT, ARSYEJA DO T’JU HABISË