Shirat e dendur që ranë në Spanjën lindore shkaktuan përmbytje në disa qytete.Rrebeshet e shiu morën para makinat në rrugët në qytetin bregdetar katalanas të Alcanar. Reshje të dendura shiu u regjistruan edhe në rajonin e Madridit dhe në Navarre në veri. Nga përmbytjet nuk raportohet për viktima.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe paralajmëruan se pritet të ketë sërish reshje të dendura shiu që mund të çojnë në përmbytje.

Dy rrugë, si edhe disa linja treni në zonë, janë ndërprerë. Stuhitë prodhuan mbi 9,000 rrufe në të gjithë vendin, sipas shërbimit kombëtar të motit.