Kjo e dielë ka sjellë gjallëri në zonë turistike të Shirokës, ku dhjetëra qytetraë nga Shkodra por edhe nga qytetet të tjera të vendit kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën pranë liqenit. Moti I ngrohtë dhe panaroma e bukur ka tërhequr vizitorë që kërkojnë pak qetësi dhe natyrë larg zhurmës së qytetit..

Pedonalja buzë liqenit është mbushur me familje, të rinj dhe turistë që shëtisin, bëjn foto apo ndalojën pranë lokaleve për të shijuar gatimet tradicionale të zonës. Shumë prrej tyre kanë ardhur nga Tirana, Lezha, Konispoli për të kaluar një ditë ndryshe në Shkodër.

Shiroka vijon të mbetet një nga perlat turistike të veriut të Shqipërisë, duke ofruar një natyrë të mrekuellueshme për vizitorët që zgjedhiin të kalojën fundjavën pranë liqenit.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA ME ITALINË PËR PENSIONET, MELONI I DËRGON RAMËS DOKUMENTIN LIGJOR
Artikulli tjetërRRUGA SHËNGJIN-VELIPOJËATRAKSION TURISTIK