Një nga zonat më piktoreske dhe të vizituara. Shiroka ka tërhequr edhe këtë të hënë pushimi qytetarë por edhe turistë të shumtë. Moti i favorshëm ka lehtësuar shëtitjet e tyre në sheshin kryesor, përgjatë liqenit të Shkodrës. Nuk munguan këtë të hënë as shqiptarët e Kosovës.

Një pranverë , në Shirokë kalohet shumë këndshëm. Përveç klimës dhe ajrit të pastër që filtrohet nga freskia e liqenit dhe pishat e Taraboshit, ka brenda saj edhe kënaqësinë e të shijuarit të një dreke në lokalet e shumta që janë ndërtuar vitet e fundit në hapësirën turistike të kësaj zone.

Artikulli paraprakKONCERTI “4 STINËT” NGA VIOLINISTJA ABIGEILA VOSHTINA
Artikulli tjetërSHKODRA FLUKS VIZITORËSH TË HUAJ