
Shiroka po përjeton një rritje të ndjeshme të vizitorëve, duke u kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj.
Çdo ditë, në këtë zonë gjen turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët zgjedhin ta vizitojnë Shirokën, duke u mahnitur nga bukuritë natyrore që ajo ofron. Peizazhi i qetë, ajri i pastër, kuzhina tradicionale dhe mikpritja vendase janë disa nga arsyet që i tërheqin vizitorët.
Shiroka po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar jo vetëm për shkodranët, por për turistë nga e gjithë bota, duke ofruar qetësi, natyrë të mrekullueshme dhe një përvojë të paharrueshme.






