
Edhe këtë fundjavë vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur Shirokën si destinacionin e tyre të preferuar. Pamja unike që ofron liqeni, qetësia, mikpritja, gastronomia, lojërat ujore për vizitorët mbeten eksperienca të veçanta, ndersa ka edhe prej atyre që zgjedhin liqenin edhe për plazhë.
Përmirësimi I infrastrukturës dhe promovimi I vazhdueshëm I potencialeve turistike natyrore kanë bërë që Shiroka të mos jetë thjeshtë një pikë turistike, por një qendër e rëndësishme e turizmit gjatë gjithë vitit në Shkodër.






