Shiroka mbetet një nga vendet më të vizituara në çdo kohë. Edhe kur mendohej se me përfundimin e pushimeve dhe dalëngadalë mbarimin e verës do të binte fluksi I lëvizjes, sërish kjo zonë mbetet e frekuentuar dhe e pëlqyer nga qytetarët shkodranë.

Prej orëve të para të mëngjesit, janë të shumtë ata të cilët bëjnë ecje apo lëvizin me biçikletë. Një rutinë kjo e përditshme në katër stinët e vitit. Janë vetë qytetarët që tregojnë arsyet pse I qëndrojnë besnikë Shirokës.

Nga ana tjetër, ata kanë edhe vërenjtje sa I takon mungesës së mirëmbajtjes.Shiroka mbetet gjithmonë vendi më I frekuentuar nga qytetarët shkodranë.

Shëtitjet në shesh gjatë kësaj periudhe nën rrezet akoma të ngrohta të diellit të bëjnë të harrosh lodhjen dhe stresin e rikthimit në punë apo shkollë.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRITJE TË NDJESHME TË FLUKSIT NË KLINIKAT DENTARE
Artikulli tjetërSHIROKË, MJEKIA: SI ASNJËHERË MË PARË VERA MË E QETË