E njohur ndryshe si pika e dobët e shkodranëve, Shiroka vizitohet cdo ditë, edhe gjatë javës , kryesisht janë të moshuarit që zgjedhin të kalojnë disa orë pranë ajrit të pastër të liqenit dhe qetësisë që të ofron kjo zonë piktoreske
Me rritjen e temperaturave dhe përmirësimin e motit Shiroken po e vizitojnë edhe nxënes të shkollave por nuk mungojnë edhe turistët e huaj
Përmirsimi i infrastrukturës me ndërtimin e rrugës së re për këmbësorët dhe perdoruesit e bicikletave, shkodranët e shohin si një standart të ri dhe modern, që I shërben për të lëvizur më komod dhe të sigurt
Qytetarët kërkojnë që të ketë edhe një ndërhyrje për pastrimin e bregut të liqenit nga shkurret dhe bimësiaInvestimi që po realizohet për lidhjen e shirokës me zogajn me rrugën panoramike pritet të rrisë edhe më shumë vizitueshmërinë e kësaj zone nga turistët vendas dhe të huaj

Artikulli paraprakPËRROI I VRAKËS I NDOTUR NGA MBETURINAT
Artikulli tjetërAKSIDENT TRAGJIK NË RRUGËN E KOMBIT, 1 VIKTIMË DHE 3 TË PLAGOSUR RËNDË PRANË RUBIKUT