
Kjo është gjendja në të cilën ndodhet sot shëtitorja në Shirokë.
Shiroka, një nga zonat më të frekuentuara nga turistët dhe qytetarët po përballet me dëmtime të shumta, vetëm pak vite pas ndërtimit. Pllaka të thyera dhe gropa përgjatë shëtitores janë pamjet që hasin çdo ditë vizitorët që zgjedhin këtë destinacion për shëtitje dhe relaks.
Për qytetarët kjo situatë është shqetësuese, pasi dëmtimjet jo vetëm prishin imazhin dhe rëndësinë që ka Shiroka si pikë turistike, por përbën rrezik edhe për kalimatrët, kryesishtë drejtuesit e automjeteve.
qytetarët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga institucionet përgjegjëse për riparimin dhe mirëmbajtjen e shtëtitores, në mënyrë që kjo hapësirë publike të rikthehet në standardet e duhura dhe të mos degradojë më tej.






