Shiroka u zgjua këtë të shtunë në një atmosferë ndryshe.Buzë dallgëve në bregun e liqenit të Shkodrës, muzikantët Lorenc Radovani dhe Bert Naraçi dhuruan momente të veçanta për të gjithë qytetarët shkodranë dhe jo vetëm të cilët ndërprenë xhiron e mëngjesit për të shijuar këtë koncert mes dallgëve.

Për qytetarët shkodranë, ky organizim është nga më të veçantët.Ndërkohë, ky koncert u pasua nga një aktivitet i larmishëm sërish në kuader të ditëve të liqenit që po zhvillohen në Shirokë. Kryetari I bashkisë Shkodër Bardh Spahia tha se po punohet intensivisht për të rritur investimet në këtë zonë.

Aktivitetet e organizuara në kuadër të ditëve të liqenit tërhoqën qytetarë të moshave të ndryshme.

 

Artikulli paraprakDHOMA AVOKATISË VENDOS BOJKOT PËR SEANCAT GJYQËSORE
Artikulli tjetërBORDI I TRANSPARENCËS UL ÇMIMIN E NAFTËS ME 4 LEKË! GAZI NUK NDRYSHON, BENZINA ZBRET ME 5 LEKË