Prej një jave ka nisur vaksinimi i popullatës nga mosha 18 vjeç e lart në qytetin e Shkodrës. Në Qendrën Shëndetësore në Shirokë vijon vaksinimi rregullisht i qytetarëve. Deri më tani në këtë qendër janë kryer rreth 2300 vaksinime shprehet drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 1, Hedie Bacaloku.

Tashmë jemi në fazën që qytetarët janë vetë ata që kërkojnë të bëjnë vaksinën ndryshe nga më parë që kanë qënë të stepur shprehet drejtoresha.

Drejtoresha i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen pasi në shtator mund të ketë një rikthim të valës së të infektuarve.

Pavarësisht punë së bërë deri më tani janë vaksinuar 2300 persona nga 24000 banorë që përfshinë Qendra Shëndetësore Shirokë, një numër i ulët në krahasim me numrin e banorëve të cilët jetojnë atje.