
Rënia e nivelit të liqenit ka nxjerrë në sipërfaqe , konkretisht në vendin e njohur si “Ishulli I Shirokës” anijen avullore austro-hungareze e cila përket mendohet se I përket shekullit 19 .
Sipas specialisteve ajo është një anije ushtarake që ka mbetur aty që në kohën e luftës dhe mendohet që është goditur nga një predhë luftarake.Ajo është 20 metër e gjatë dhe 4 metër e gjërë cka tregon se 100 vite më përpara liqeni i shkodrës ka qënë i lundrueshëm edhe nga mjete të mëdha.Anija është ruajtur në gjëndje shumë të mirë,i vetmi dëmtim që ajo ka pësuar është në pjesën e poshtme aty ku ka marrë edhe një goditje nga një lëndë shpërthyese që i ka shkaktuar edhe mbytjen.Sipas Historianëve ka qënë anije ushtarake e cila është siluruar nga poshtë, ku është hapur një vrimë dhe është fundosur. Anija që në atë kohë punonte me avull i përket luftës së parë botërore dhe deri më sot askush nuk ka tentuar ta lëvizë atë.Disa here nga banorët është kërkuar që ky mjet të nxirret nga aty dhe të vendoset në shërbim të turizmit pasi sipas tyre është unik në ballkan.Në gjuhën teknike ky mjet quhet Pirroskaf dhe nxjerrja e saj nga sipërfaqe me të vërtetë do të ishte një vlerë e shtuar për turizmin e Shkodrës.Prania e një avulloreje të tillë është një rast i rrallë,në itali ka shumë të tilla dhe ruhen për turizëm.Anija avullore austro-hungareze që banorët e shirokës e quajnë anija austriake nuk është prekur asnjëherë prej tyre.Ajo ruhet në ujrat e liqenit të Shkodrës si dicka me vlerë për të cilën duhet të kujdesen organizmat përkatës.






