Kabulli elektrik i vjedhur në pedonalen e Shirokës para afro 20 ditëve është zëvendësuar duke bërë të mundur rikthimin e ndriçimit në rreth 15 shtylla.

Është një investim i bashkisë Shkodër. Përgjegjësi i ndriçimit Altin Salihi në bashkinë Shkodër shprehet se janë rreth 350 metër kabull elektrik që është instaluar pas vjedhjes nga persona të papërgjegjshëm. Përgjegjësi Salihi i bën thirrje vetë qytetarëve, komunitetit të zonës por edhe policisë vendore që të mbrojnë, të ruajnë dhe të vëzhgojnë më shumë këto investime publike në mënyrë që të mos dëmtohen nga persona të papërgjegjshëm. Me 23 qershor të këtij viti në 15 shtylla ndriçuese u vodh kabulli elektrik duke lënë pa ndriçim atë pjesë të pedonales së Shirokës.

Artikulli paraprakALARM! QINDRA PASAGJERË PREJ TRE DITËSH NË MES TË DETIT ADRIATIK
Artikulli tjetërPD PËRJASHTON VETINGUN. DRAFTI I RI: KOMISIONI, I ZGJEDHUR NGA POLITIKA