Pjesë e aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të festës së liqenit të Shkodrës ishte dhe demostrimi i peshkimit tradicional nga peshkatarët e Shirokës dhe Zogajve. Fëmijët e pranishëm kishin mundësi të shihnin se si peshkohet në liqenin e Shkodrës.

Haziz Pateriku është një nga peshkatarët e fshatit Zogaj i cili prej 35 vitesh merret me këtë profesion. Ai tregon se peshkimi për banorët e këtij fshati ka qënë dhe mbetet mënyra e vetme për të siguruar jetesën.

Në këtë periudhë të vitit peshku i cili ka kohën për t’u peshkuar është krapi thotë peshkatari.

Peshkimi në liqenin e Shkodrës është një nga traditat me të vjetra të qytetit ndaj është e rëndësishme që ky profesion të vazhdojë të trashëgohet tek brezat e rinj.

 

Artikulli paraprakSHLLAK, FERMERI: TRAFIKANTËT E DROGËS MË HELMUAN KALIN
Artikulli tjetërSHKODËR, 80-VJETORI I AKADEMIKUT VEHBI HOTI