Ishte qendra e Shirokës që përmbylli koncertin 3 ditorë “On the Road” të pianistit, kompozitorit dhe instrumentistit multi-dimensional Robert Bisha. Tingujt e pianos të artistit ishin ata që i dhanë një atmosferë të veçantë Shirokës.

Pavarësisht se të zhvillosh një koncert të tillë në një mjedis të hapur ku ka zhurma nga më të ndryshme është e vështirë sërish pianisti Bisha shprehet i kënaqur për këtë concert.

Koncerti “On the Road” ishte projektuar të kishte më shumë destinacione por mungesa e mbështetjes e ka bërë kaq të shkurtër me vetem 3 dite.

Në bashkëpunim me qendrën rinore “Arka” , Robert Bisha e mori këtë nisëm për të sjellw tek publiku melodinë e veçantë të pianos thekson drejtori i Qendres Rinore “Arka”, Marjan Lukani.

Përveç mbështetjës së qendrës rinore “Arka” projekti muzikor “On the Road” i pianistit Robert Bisha u përqafua edhe nga ministria e Kulturës.