Besimtarë të krishterë në Shirokë, kanë festuar festën e Shën Rrokut. Një festë kjo e cila bashkon besimtarë vendas dhe ato të kthyer nga emigracioni. Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra u shpreh përpara besimtarëve duke thënë se duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin duke sjellë shembullin e Shën Rrokut.

Gjatë meshës së shenjtë arqipeshkëvi Massafra u lut edhe për të infektuarit me COVID-19. Kremtimet në festën e Shën Rrokut ashtu si gjithmonë nisën me procesionin nga qendra e Shirokës deri tek kisha. Kjo festë e veçantë festohet kryesisht nga banorët e Shirokës dhe mbledh besimtarë që jetojnë në atë zonë por edhe shumë të tjerë që vijnë nga emigracioni enkas për këtë festë.

Artikulli paraprakRAMA: NGA DATA 1-15 GUSHT KANË HYRË MBI 800 MIJË TURISTË TË HUAJ! 4.5% MË SHUMË SE NJËJTA PERIUDHË PARA PANDEMISË
Artikulli tjetërMINISTRIA E MBROJTJES: PO PUNOHET PËR SHUARJEN E ZJARREVE