Prej dy javësh ka nisur vaksinimi edhe në Qendren Shëndetësore numër 1 në Shirokë. Tashmë në këtë qendër kanë mundësi të vaksinohen banorët që jetojnë në Shirokë, Zogaj dhe Zues.

Mjekja e qendres Shëndetesore në Shirokë, Blerta Nikolla shprehet se ishte i nevojshëm sjellja e vaksinimit edhe në këtë qender për t’i ardhur në ndihmë banorëve të këtyre zonave në mënyrë që të mos udhëtojnë drejt qendrës së qytetit për t’u vaksinuar.

Pavarësisht se deri më tani në të gjithë Shqipërinë janë vaksinuar rreth 500 mijë qytetarë sërish një pjesë e mirë e banorëve kanë frikë të vaksinohen.

Që nga nisja e procesit të vaksinimit në qendrën shëndetësore në Shirokë janë kryer rreth 150 vaksinime ndërkohë që vijon çdo ditë vaksinimi i qytetarëve sipas grupmoshës së caktuar.

Artikulli paraprakPAS ZGJEDHJEVE DY DORËHEQJE NË BASHKINË SHKODËR
Artikulli tjetërISH-KËSHILLTARI I BASHËS: NEVERI PËR KRYETARËT E DEGËVE TË PD, QË DERI NË VDEKJE ME KRYETARIN HUMBËS!