Janë mbushur 30 vite nga rihapja e misionit të motrave Stigmatine në Shqipëri. Në këtë datë të rëndësishme në Shirokë u bekua nga Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi një rezidencë e re për të moshuarit e vetmuar dhe një ambulancë riaftësimi për të moshuarit e sëmurë. Nunci Apostolik në fjalën e tij tha se janë dy dhurata të mëdha të motrave Stigmatine ndërsa tregoi se në këto muaj të ardhjes së tij në Shqipëri ka dëgjuar shumë për perskutimin e motrave Stigmatine gjatë komunizmin me në krye të lumen Marie Tuci…

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra e cilësoi hapjen e rezidencës për të moshuarit e vetmuar si një vend fantastik në Shirokë dhe uroi që të jetë një vend pushimi shpirtëror dhe fizik për ata të moshuar që do jenë pjesë e kësaj rezidence….

Rezidenca e re për të moshuarit e vetmuar në Shirokë mundësuar nga motrat Stigmatine do të jetë në dispozicion për 30 të moshuar ndërsa ka një sërë mjedisesh argëtimi dhe pushimi bashkë me ambulancën e riaftësimit e cila po ashtu ka të gjitha paisjet e nevojshme.

Artikulli paraprakBASHA PRET TË RINJTË AUSTRIAKË: INTEGRIMI NË BE PRIORITET
Artikulli tjetërVLLAZNIA HERA E PARË QË NUK SHËNON, KUKËSI MPOSHT RIVALIN DIREKT DHE NGJITET NË KRYE