Në kuadër të ditës së liqenit, në qendër të Shirokës është organizuar panairi i gastronomisë dhe produkteve artizanale. Promovimin e gatimeve të zonës por edhe produkteve të punuara me dore nga banorët e Shirokës dhe Zogajve, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e cilëson si një element kyq për tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Entoni Jubani, kryetar i shoqatës “Mandarine Project” i cili bashkëpunon me bashkinë Shkodër në promovimin e vlerave turistike në disa pika të rëndësishme për promovimin e turizimit.

Vitet e fundit ka patur një gjallërim të liqenit të Shkodrës falë sporteve ujore që organizohen gjatë verës. Drini Xhafa është një nga organizatorët e lundrimit me kanoe dhe Stand up Paddle i cili shpreson që përmes biznesit të tij të promovojë edhe më tepër vlerat dhe bukuritë e liqenit të Shkodrës.

Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit. Pavarësisht fushatave të promovimit të vlerave që ai ka, një problem i përsëritur mbetet ndotja e tij nga bizneset e zonës por edhe depozitimi i mbetjeve të ndryshme nga qytetarë të papërgjegjshëm. Një fenomen që kërkon ndërhyrjen sa më parë të institucioneve përgjegjëse

Artikulli paraprakSHKODËR, “LAVAZHET E PALICENSUARA NJË PROBLEM”
Artikulli tjetërSHKODËR, STRATEGJI ZHVILLIMI PËR LIQENIN, BUNËN DHE VELIPOJËN