Të rinjtë e “Rrok Academy” kanë zhvilluar koncertin e parë për këtë vit duke zgjedhur një vend të veçantë, sheshin e Shirokës pranë liqenit të Shkodrës. Të udhëhequr nga maestro Bardh Jakova të rinjtë e “Rrok Academy” performuan pjesë të ndryshme muzikore të njohura ndërkombëtarisht.

“Rrok Academy” zhvillohet për të pestin vit me radhë ndërsa është pjesë e “Shkodra Jazz Festival”. Maestro Bardh Jakova, i njohur edhe ndërkombëtarisht për mjeshtërinë e tij në firzamonikë thotë se të rinjtë e ardhur nga Kosova, Serbia apo shumë shtete të tjera pasaportë të vetme kanë muzikën.

Muzika nuk ka asnjë gjykim shprehet muzikanti i njohur Jakova ndërsa thotë se dëshiron që ëndrra për të rinjtë që janë pjesë e “Rrok Academy” të vijojë.

“Rrok Academy” pas Shkodrës do të jetë edhe në Vermosh të Malësisë së Madhe, në një tjetër perlë të natyrës dhe përveç mësimeve nga drejtuesi Bardh Jakova do të kenë edhe koncerte muzikore ndërsa më pas do vijojnë aktivitetet e “Shkodra Jazz Festival”.