
Kohët e fundit ka rënë numri i qytetarëve të cilët vaksinohen në qendrën shëndetësore në Shirokë. Gjatë ditës se sotme janë vaksinuar vetëm 6 qytetarë të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Numri i vaksinimeve të kryera sot sipas mjekes së kësaj qendre shëndetësore Blerta Nikolla është më i lartë pasi shpesh ndodh që të mos ketë asnjë vaksinim.
Aktualisht janë vaksinuar më pak se gjysma e qytetarëve të cilët jetojnë në zonat që përfshinë qendra shëndetësore Shirokë pasi sipas mjekes shumë prej tyre vazhdojnë të jenë skeptik.
Gjatë muajit tetor në total në qendrën shëndetëore Shirokë janë vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë 82 qytetarë ku pjesa më e madhe e tyre janë të grupmoshës 50 deri në 70 vjeç.


