Kjo ishte një prej ndërtesave prej druri të vendosura për pushuesit në plazhin e Shirokës. Ndonëse e degraduar ajo ekzistonte deri para pak ditësh.

Por Star Plus bëri një vëzhgim këtë të Dielë dhe për cudi e njëjta barakë prej druri nuk ekzistonte. Aty kanë mbetur vetëm gjurmët e vendit ku ishte vendosur kabina prej druri.

Ne pyetëm banorë të Shirokës të cilët jetojnë aty pranë dhe ata jashtë cameras pohuan se dërrasat e ndërtesës janë cmontuar të gjitha dhe janë vjedhur nga persona të paidentifikuar ende. Ky është një veprim i ulët dhe aspak I hijshëm pasi investimet publike janë paratë e takspaguesve shkodranë.

Ndërkohë Star Plus u interesuar edhe pranë bashkisë Shkodër dhe përgjigja ishte se bashkia nuk ka aspak dijeni për këtë fenomen por që ditet në vijim do të nisë verifikimin me punonjësit e saj në terren.

Ajo çka të paraqitet është se këtyre kabinave apo dhomave që kanë mbetur kanë nisur ti vidhen edhe dërrasat më të cilat janë ndërtuar ku duket se ato dërrasa janë shkulur. Sa i përket këtyre kabinave ato u përuruan në vitin 2013 nga Bashkia Shkoder e cila kishte si plan të ndërtonte edhe shumë të tjera brigjeve të Liqenit të Shkodrës deri në Zogaj.

Asokohe u shpenzuan si fillim 3 milione lekë të reja për ta. Kjo gjendje aspak funksionale dhe tejet e shëmtuar paraqitet problematike edhe per banoret e Shirokes te cilet kerkojne nga bashkia ose ti heqi plotesisht ose te vihen ne funksionin e duhur.

Plazhi publik i Shirokës, i financuar me një shumë prej 80 milion lekësh të vjetra, i trumpetuar si një prej investimeve më të suksesshme sot ka degraduar si mos më keq.