Aksi rrugor Shirokë-Zogaj është kthyer prej vitesh në një problem serioz për qarkullimin e banorëve të zonës por edhe udhëtarë të rastësishëm. Ngushtësia e saj, prej vitesh bëhet pengesë për lëvizjen e automjeteve por edhe ka penguar zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Disa herë është premtuar rikonstruksioni i rruëgs, por deri më tani ajo është mirëmbajtur vetëm nga banorët e zonës.

Ashtu siç u njoftua pak muaj më parë, do të fillonin punimet për ndërtimin e kësaj rruge që do të lidhë krahinën e Krajës me Shkodrën. Tashmë ëshë shpallur kompania fituese që do të zhvillojë punimet për ndërtimin e rrugës dhe pikën e kalimit kufitar. Ky rrugëkalim ofron edhe më shumë Malin e Zi me Shqipërinë duke i hapur më shumë rrugë zhvillimit të turizmit, por edhe fushave të tjera. Punimet pritet të zgjasin 120 ditë, pra pritet të jetë pothuajse gati në fund të këtij sezoni turistik. Pas avancimeve në këtë projekt të Malit të Zi pritet që tashmë qeveria shqiptare të bëjë gati projektin për zgjerimin dhe rikonstruksionin e plotë të aksit rrugor Shirokë – Zogaj.

 

Artikulli paraprakDEPUTETËT E PE KËRKESË KANCELARES MERKEL: TË VENDOSET NË AXHENDË LIBERALIZIMI I VIZAVE PËR KOSOVËN
Artikulli tjetërKËSHILLTARËT KUNDËR PRISHJEVE NGA IKMT NË VELIPOJË