Kapiteni i Vllaznisë Erdenis Gurishta para nisjes drejt Bosnjes ku shkodranët do të luajnë ndaj Shiroki Brijeg për turin e parë të Konference League thotë se kuqeblutë do të kenë një paraqitje dinjitoze.

Kapiteni thotë se pavarësisht lojtarëve të larguar nga Vllaznia, kanë ardhur futbollistë të tjerë cilësor.

Mbrojtësi kuqeblu deklaron se Vllaznia e ka studiuar mjaftueshëm kundërshtarin gjatë gjithë kësaj kohe ndaj edhe do e godasim në pikat më të dobta.

Vllaznia kërkon një rezultat pozitiv që në këtë sfidë të parë ndaj skuadrës boshnjake si dhe kualifikimin në turin e dytë.

Artikulli paraprakQYTETARËT: RIPARONI STOLAT NË PEDONALEN E MOLOS
Artikulli tjetërPRAGNDESHJA SHIROKI-VLLAZNIA, BRDARIÇ: OBJEKTIV FITORJA