Për banorët e fshatit Shirq, situata e krijuar nga çarja e argjinaturës së fshatit ka krijuar dëme të parikuperueshme për ta. përmbytjet e këtij viti I vlerësojnë si më të mëdha se ato të vitit 2018. Sipas tyre, janë reth 300 shtëpi të fshatit të cilat janë të rrethuara nga uji ndërkohë urgjente mbetet nevoja për strehimin e gjësë së gjallë pasi stallat janë nën pushtetin e ujit.

Ata akuzojnë institucionet përgjegjëse se ndërhynë shumë vonë për riparimin e argjinaturës. Sipas banorëve, lajëmrimin e kishin bërë që në orën gjashtë të mëngjesit ndërkohë që ndërhyrja ka filluar rreth 3 orë më vonë duke bërë që uji të vërshojë nga çarja e argjinaturës për disa.

Pothuaj gjysma e fshatit Shirq është zgjuar nën pushtetin e ujit këtë të enjte, ndërkohë që pas mbylljes së argjinaturës do të duhen edhe disa ditë që uji të tërhiqet nga tokat bujqësore dhe oborret e më shumë se 300 banesave të zonës.