Një pjesë e tokave bujqësore në fshatin Shirq të njësisë administrative Dajç, janë përmbytura. Kryetari i fshatit Shirq, Mark Kolajni tregon se një situatë e tillë e ka dëmtuar së tepërmi bujqësinë, pasi kanë shkuar dëm për këtë vit të gjitha të mbjellat e stinës dhe ushqimi për bagëtitë.

Arben Miruku banor në fshatin Shirq, shprehet se pavarësisht dëmeve që i janë shkaktuar në tokë nga uji, askush nuk i ka kushtuar vëmëndje shqetësimeve të tij për t’i ardhur në ndihmë.

Shpresa e vetme për banorët është që institucionet përgjegjëse t’i dëmshpërblejnë sapo uji të nisë e të tërhiqet nga tokat bujqësore të fshatit Shirq.

Tokat bujqësore prej ditësh janë nën ujë në fshatin Shirq, duke shkaktuar dëmë të konsiderueshme, pasi një pjesë e konsiderueshme e banorëve të ardhurat e tyre i sigurojnë përmes bujqësisë.