
SHISH i lajmëron, policia gjen 6 kg tritol të hedhur në një kodër në Sarandë
Policia e Sarandës ka sekuestruar 15 kallëpe tritol, me peshë 400 gramë secili, gjithsej 6 kilogramë. Tritoli u gjet i fshehur në një thes mes disa shkëmbinjve dhe shkurreve në kodrën mbi lagjen ”Baba Rexhepi” Sarandë. Lënda shpërthyese u gjet pas kontrollit të imtësishëm të zonës të kryer nga Policia. Kontrolli pas informacioneve të marra nga Policia në bashkëpunim me Agjencitë e tjera Ligjzbatuese SHISH, për një sasi lëndë shpërthyese të fshehur në kodrën mbi lagjen ”Baba Rexhepi”. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencitë e tjera Ligjzbatuese po punon lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.






